U vra nga partneri: Autopsia konfirmon dhunën fatale ndaj Ornella Forastefanos
Elvis Metvelaj rezulton në dosjen penale dhe me emrin Elvis Bisho. Sot varrimi i viktimës e ditë zi-je qytetare Autopsia e kryer në trupin e Ornella Forastefanos, 46-vjeçares që humbi jetën më 16 gusht, ka konfirmuar një tablo të rëndë dëmtimesh traumatike. Për ngjarjen ndodhet në burg partneri i saj, Elvis Metvelaj, 42 vjeç, shtetas shqiptar, ndaj të cilit rëndon akuza për femicid. Ekzaminimi mjeko-ligjor, i kryer në Catanzaro, ka evidentuar trauma të shumta, dëmtime të shumëfishta dhe plagë të thella, të cilat, sipas rezultateve të para, kanë qenë shkaku i vdekjes së gruas. Autopsia u krye nga ekipi i Mjekësisë Ligjore të AOU “Dulbecco”, nën drejtimin e profesoreshës Isabella Aquila. Për të përcaktuar me saktësi natyrën dhe përmasat e dëmtimeve, ekspertët kryen edhe ekzaminime...
Burimi:
syri.net