Rrëfehet Mourinho: Nuk e kërkova atë lojtar, por kur u dha mundësia ramë dakord që ta blinim

Rrëfehet Mourinho: Nuk e kërkova atë lojtar, por kur u dha mundësia ramë dakord që ta blinim

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madrid nuk ishte fillimisht në planet e José Mourinho. Yan Diomandé mbërriti në “Casa Blanca” për një shumë marramendëse prej 140 milionë eurosh, përfshirë bonuset, duke mposhtur konkurrencën nga Liverpool dhe PSG. Por. blerja e tij nuk u kërkua posaçërisht nga “Special One”. Anësori 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Leipzig, duke përfunduar me 13 gola dhe 10 asiste në 36 paraqitje në Bundesligë. Real Madridi shfrytëzoi vështirësitë e rivalëve të tyre në përmbushjen e kërkesave financiare të klubit gjerman. Mourinho shpjegoi se prioriteti i tij fillestar ishte i ndryshëm: ndërtimi i një ekipi më të fortë përmes përforcimeve në mbrojtje dhe mesfushë: “Nuk...