Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

Tirana Bank e mbylli gjysmën e parë të vitit 2026 me një performancë financiare mbi pritshmëritë dhe rritje të balancuar në treguesit kryesorë të aktivitetit. Rritja u reflektua në zgjerimin e portofolit të kredive, forcimin e bazës së depozitave dhe përmirësimin e të ardhurave, duke u mbështetur njëkohësisht nga disiplina në administrimin e kostove dhe rrezikut. Në themel të kësaj performance qëndron strategjia e Tirana Bank për ndërtimin e një banke moderne, të qëndrueshme dhe gjithnjë e më të orientuar drejt klientit, ku transformimi dixhital përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit. Për të diskutuar mbi rezultatet e gjashtëmujorit të parë, faktorët që kanë mbështetur këtë ecuri dhe prioritetet e bankës për pjesën e mbetur të vitit, biseduam me Elvira Kapolin, Drejtuese e Divizionit të...