Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në këtë transformim është Green Coast Hotel – MGallery Collection, i cili së fundmi është bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga revista prestigjioze Forbes. I vendosur në Green coast, në një nga zonat më të bukura të bregdetit Jon, Green Coast Hotel përfaqëson një mënyrë të re të përjetimit të Shqipërisë , një kombinim mes natyrës së paprekur, arkitekturës së frymëzuar nga mjedisi përreth dhe një koncepti modern të mikpritjes ndërkombëtare. Artikulli i Forbes sjell në vëmendje bukurinë e Rivierës Shqiptare, një destinacion që për shumë vite ka mbetur një sekret i ruajtur i Mesdheut dhe që sot po zbulohet nga turistët që kërkojnë...