Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e gazit

Një bombol ka qenë shkak i zjarrit në një banesë në qytetin e Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të premteje. Pas njoftimit shërbimi zjarrfikës mbërriti në lagjen “Pllakë”, ku ndodhej banesa. Ndërsa bëri të mundur nxjerrien e bombolës jashtë banesës dhe fikjen e saj. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar ndërsa rreziku u arrit të  shmangej në kohë.