Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi: A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”,  ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak. Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.