Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore ka vendosur 4 255 gjoba në 24 orët e fundit, gjatë një operacioni masiv për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjithashtu janë arrestuar 8 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi. Policia Rrugore ka publikuar bilancin e kontrolleve të kryera gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. “Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në akset rrugore, me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në timon dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Si rezultat i kontrolleve,...