Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Novoselës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë makinën ndërsa shërbimi zjarrfikës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikësve dhe informacioni zyrtar për rrethanat e ngjarjes.