Ndihmuan Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohen 2 bashkëpunëtorët
Policia ka arrestuar dy rojet private të sigurisë që në bashkëpunim me Gerald Bibën, tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec. Policia njofton se dy të arrestuarit rezultuan se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike. Njoftimi Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec. Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe të gjitha përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë...
Burimi:
syri.net