I papunë, por jetonte mes luksit/ Kapet ‘mat’ shqiptari në Itali, i zbulohet mbi 50 mijë € drogë në banesë

I papunë, por jetonte mes luksit/ Kapet ‘mat’ shqiptari në Itali, i zbulohet mbi 50 mijë € drogë në banesë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Savonës gjatë një operacioni antidrogë, pasi në banesën që përdorte u gjetën mbi 3 kilogramë lëndë narkotike, si dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Hetimet nisën në kuadër të goditjes së trafikut të drogës mes të rinjve. Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte nën vëzhgim pasi bënte një jetë që nuk përputhej me të ardhurat e tij dhe rezultonte i njohur më herët për precedentë penalë. 19-vjeçari u ndal pranë një qendre tregtare në Savona. Fillimisht ai pretendoi se përdorte vetëm banesën e familjes, por hetuesit kishin konstatuar lëvizjet e tij edhe në një adresë tjetër, çka çoi në kontrollin e një banese të dytë. Gjatë kontrollit, të kryer me ndihmën e qenit...