I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër polic, e ëma e Violand Braçellari merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër. Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë kanë shoqëruar gjatë orëve të fundit nënën e autorit të dyshuar, shtetasit Violand Braçellari. Ajo është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje me intensitet të lartë nga grupi i hetimit.
Burimi:
vizionplus.tv