E plagosi Talo Çela, “Fania i Beratit” kërkon të shmangë ekstradimin nga Anglia: Duan të më ekzekutojnë përsëri

E plagosi Talo Çela, “Fania i Beratit” kërkon të shmangë ekstradimin nga Anglia: Duan të më ekzekutojnë përsëri

Personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, po tenton të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela. Bëhet fjalë për Irfan Azizin, i cili u paraqit në gjykatë , ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet. Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike. Azizi pretendon se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje...