Arrestohet me urdhër të SPAK në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
Biznesmeni Ilir Shtufi, i cili është një nga 20 personat që GJJKO pas kërkesë së SPAK lëshoi urdhër arrest, në kuadër të një hetimi të gjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, është arrestuar në Greqi. Mësohet se Shtufi është arrestuar nga policia greke në qytetin e Selanikut. Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhërarrest për pastrim parash për Shtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Burimi:
javanews.al