Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 4-vjeçar është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë. Vizion Plus mëson se një mjet tip fuoristradë, që po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit, ka përplasur të miturin, i cili mësohet se ka qenë duke lëvizur në aksin nacional. Si pasojë e plagëve të marra, fëmija u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, 4-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga nëna. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen me fëmijën, por nuk ka mundur ta evitojë aksidentin. Pas goditjes, automjeti ka përfunduar në anën tjetër të...