Aksident tragjik në aksin Divjakë-Çermë, humb jetën një 39-vjeçar, plagosen katër të tjerë

Aksident tragjik në aksin Divjakë-Çermë, humb jetën një 39-vjeçar, plagosen katër të tjerë

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë-Çermë, pranë fshatit Çermë Shkumbin. Dy automjete janë përplasur fort kokë më kokë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Nga goditja e fortë midis dy makinave ka ndërruar jetë në vendngjarje një 39-vjeçar me inicialet B.C. Katër personat e tjerë që udhëtonin në mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të siguruara në terren, gjendja e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme. Ambulanca i ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjës për mjekim. “Katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën,” bëri të ditur gazetarja e RTSH 24 gjatë raportimit të saj. Hetimet për shkaqet e aksidentit Forcat e policisë...