Kalonte emigrantët e paligjshëm drejt kufirit, arrestohet në Rinas trafikanti egjiptian
Një shtetas egjiptian është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, i dyshuar si organizator i një skeme të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas hetimeve, ai transportonte kundrejt pagesës shtetas të huaj, kryesisht nga Egjipti, duke u përpjekur të shmangte kontrollet policore dhe duke i lëvizur një nga një drejt veriut të vendit, me synim kalimin e paligjshëm të kufirit. “Tiranë/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Organizatori”. Vihet në pranga një shtetas egjiptian, banues në Krujë, që dyshohet se organizonte në vendin tonë, transportimin e emigrantëve (kryesisht egjiptianë) që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë me destinacion një nga vendet e BE-së. Për të shmangur kontrollet e Policisë ky shtetas i transportonte një e...
Burimi:
sot.com.al