Heqja e “non gratës” për kryetarin e opozitës/ Analisti: Nuk mjafton, duhet transparencë e plotë për dosjen e Berishës

Heqja e “non gratës” për kryetarin e opozitës/ Analisti: Nuk mjafton, duhet transparencë e plotë për dosjen e Berishës

Analisti Agim Baçi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me statusin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se çështja nuk duhet të reduktohet vetëm te mundësia e udhëtimit të tij në Amerikë, por te sqarimi i plotë i akuzave që kanë shoqëruar shpalljen “non grata”. I ftuar në një intervistë televizive për “Ora News”, Baçi u shpreh se do të ishte një lajm pozitiv për Shqipërinë nëse statusi i Berishës do të ishte zgjidhur përfundimisht, por shtoi se ende ka shumë paqartësi mbi arsyet dhe pasojat e vendimit. Sipas tij, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë nëse Berisha konsiderohet ende nga SHBA si një person që ka minuar demokracinë apo është përfshirë në korrupsion, pasi ky është thelbi i debatit...