Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset pranë tuneleve – 2 të plagosur
Aksident i rëndë në Qukës-Qafë Plloçë, dy persona të plagosur Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të premten në aksin **Qukës-Qafë Plloçë**, pranë tuneleve. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve me targa greke. Mjetet janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, **dy persona kanë mbetur të plagosur** dhe janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ngritur grupin hetimor për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se në përplasjen mund të kenë ndikuar **lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lëvizjes së njërit prej automjeteve**, teksa po kalonte në një urë me kthesë të fortë. Hetimet...
Burimi:
lajme.al