Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë
**Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.** Përfaqësuesja e Kosovës, e udhëhequr nga trajneri Franco Foda, do ta nisë takimin me këtë 11-she: **Arijanet Muriç – Ron Raçi, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova – Dion Gallapeni, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha, Mërgim Vojvoda – Baton Zabërgja, Ermal Krasniqi – Vedat Muriqi.** Në anën tjetër, Austria pritet të rreshtohet në skemën 4-2-3-1. Trajneri Ralf Rangnick kishte konfirmuar para takimit se në portë do të ketë një debutues, pasi Alexander Schlager nuk do ta nisë ndeshjen. Sfida do të zhvillohet në stadiumin **Ernst-Happel në Vjenë**, me fillim nga ora **18:00**. Të dyja përfaqësueset e kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në grup dhe synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitiv...
Burimi:
lajme.al