Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”
Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër të Festivalit Kulturor “Mardin Kültür Yolu”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë. Ceremonia e hapjes u mbajt në sallën e konferencave të Universitetit Mardin Artuklu, ndërsa prezantimin e aktivitetit e drejtoi ish-modelja, aktorja dhe këngëtarja turke Tuğba Özay. Në garën e festivalit, nga gjithsej 670 filma të paraqitur, janë përzgjedhur për në finale 20 filma të shkurtër dhe 5 filma artistikë me metrazh të gjatë, të cilët do të vlerësohen nga juria. Festivali këtë vit zgjat pesë ditë Kryetari i festivalit dhe producenti Zeki Sincar bëri të ditur se edicioni i këtij viti do të zgjasë pesë ditë, ndryshe nga tre...
Burimi:
lajme.al