Filharmonia e Kosovës shënon 28 Nëntorin me koncert festiv

Filharmonia e Kosovës shënon 28 Nëntorin me koncert festiv

28 November, 2026 - 20:43 Filharmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës kanë shënuar 28 Nëntorin me një koncert festiv në Sallën e Kuqe në Prishtinë, me program të përzgjedhur nga krijimtaria muzikore shqiptare. Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore është shoqëruar nga sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, ndërsa në koncert është prezantuar edhe flautistja Zanë Abazi. Ndërkaq, koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 11 dhjetor 2026, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në këtë koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Alberto Ginastera, Arturo Márquez dhe Silvestre Revueltas, me pjesëmarrjen e ansamblit të perkusionistëve La Maquina nga Holanda, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette./KultPlus.com