Fernaze Cakaj fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar të Gjimnastikës
28 November, 2026 - 20:01 Gjimnastja kosovare Fernaze Cakaj ka fituar medaljen e argjendtë në edicionin e nëntë të Kampionatit Mesdhetar të Gjimnastikës Artistike, që po mbahet në Selanik të Greqisë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës, e cila njoftoi se Cakaj arriti këtë sukses në disiplinën Vault, në kategorinë e parajunioreve, me 12.175 pikë. Sipas Federatës, kjo është hera e parë që Kosova fiton një medalje në një garë të këtij niveli, duke shënuar një moment të rëndësishëm për gjimnastikën vendore. Në këtë sukses kanë kontribuar edhe trajnerët e saj, Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com