“Akordet e Kosovës” sjellin edhe prapaskenat e festivalit përmes një programi në Radio Kosova 2
Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” do të përcillet jo vetëm përmes performancave në skenë, por edhe përmes momenteve që zhvillohen prapa saj. Për këtë, Radio Kosova 2 do të sjellë një program të veçantë, i cili do t’i afrojë dëgjuesit me përgatitjet, emocionet dhe përjetimet e artistëve gjatë netëve të festivalit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të festivalit, programi do të transmetohet në orën 21:00, me moderimin e Trendeline Bucollit dhe Valtona Kelmendit. Përmes intervistave të realizuara nga Laura Kryeziu dhe Vjosa Husaj, publiku do të ketë mundësi të njihet me përvojat e artistëve, emocionet para ngjitjes në skenë, përgatitjet e fundit dhe momentet spontane që zakonisht mbeten jashtë vëmendjes së publikut. Programi do të realizohet nga studioja lëvizëse e Radio Kosovës,...
Burimi:
kultplus.com