“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…
Kuvendi miratoi pas mesnatës Reformën Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër, duke hapur rrugën për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Mazhoranca e paraqet ndryshimin si një mundësi për bashki më të fuqishme financiarisht, ndërsa opozita dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë ngritur shqetësime për konsultimin publik. Edhe Erion Braçe, i cili në fillim e kishte kundërshtuar Reformën Territoriale, votoi pro. Sot ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Blendi Klosi, i cili u shpreh se ‘të gjithë kanë dhënë mendimet e tyre, por është e shkruar në rregulloren e grupit parlamentar se ku vota është politike, do të duhet të ndiqet nga të gjithë’. Pjesë nga intervista: Sidorela Gjoni: Si u bind Erion Braçe? Sepse pati takime ballë për...
Burimi:
javanews.al