Abissnet Superiore: Java e katërt do të jetë e shtrirë në 3 ditë, ja kalendari i plotë
10 Shtator 2026 15:54 Telesport Java e katërt e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Sfida hapëse e kësaj jave do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, të premten në ora 18:30. E shtuna do të mirëpresë dy sfida të tjera të kësaj jave. Partizani do të përballet me Dinamo City-n në stadiumin “Vora”, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 16:00 ndërsa Teuta do të presë Vorën në shtëpi, teksa takimi do të luhet në ora 18:30. Laçi do të presë Vllazninë në shtëpi të dielën në ora 16:30, ndërsa AF Elbasani – Egnatia do të ulë siparin e javës së katërt, me takimin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:30.
Burimi:
telesport.al