Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu të domosdoshëm bllokimin e tyre për automjetet dhe devijimin e trafikut në rrugë të tjera. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash sipas të cilit prej orës 08:00 deri në orën 16:00 do të jenë të bllokuara , Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë, Bulevardi i Ri si dhe disa rrugë përfshirë këtu “Rrugën e Durrësit”, të Kavajës, “Myslym Shyri” e të tjerë. Për tu dhënë mundësi lëvizje qyetarët, dhe menaxhuar trafikun janë parashikuar edhe drejtime të detyruara në disa kryqëzime, përfshirë ato pranë Rrugës së Elbasanit, bulevardit “Zhan D’Ark”, rrugës...
Burimi:
kohajone.com