Negociatat me BE-në, Gjipali tregon ku qëndrojnë sfidat më të mëdha për Shqipërinë
Shqipëria është në prag të mbylljes së tre kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE, që lidhen me shoqëritë tregtare, peshkimin dhe pronësinë intelektuale. Me përmbylljen e tyre, numri i kapitujve të mbyllur do të shkonte në shtatë. Për ”Vizion Plus”, drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, vlerësoi se këta kapituj kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe bizneset. Gjipali u ndal edhe te çështjet më të vështira të negociatave, duke veçuar mjedisin, standardet e produkteve dhe shtetin e së drejtës. Ai theksoi se disa prej pikave të negociimit mbeten konfidenciale, duke e cilësuar këtë si një mangësi që pengon përfshirjen e grupeve të interesit. Flasim sot për tre kapituj të tjerë që kanë të bëjnë me shoqëritë tregtare, me peshkimin...
Burimi:
kohajone.com