Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Mbi 100 mijë persona trajtohen për diabetin në Shqipëri, ndërsa çdo vit diagnostikohen 8 deri në 10 mijë raste të reja. Florian Toti, mjek endokrinolog në QSUT thotë se shtimi i këtyre rasteve lidhet me plakjen e popullsisë, jetesën sedentare dhe faktorë të tjerë të rrezikut. “Shifrat e personave me diabet në Shqipëri nga viti 2025, ka kaluar numrin e 100 mijë personave të trajtuar për diabetin por nuk duhet të harrojmë që ka edhe 50% të tjerë që janë me diabet por ende nuk e dinë. Dhe çdo vit shtohen nga 8 në 10 mijë raste të reja që janë të lidhura qoftë me plakjen e popullsisë, qoftë me sedentaritetin dhe me faktorët e tjerë të rrezikut, qoftë edhe me një ndërgjegjësim më të...