Ministrja Spahiu: Rritet buxheti për Shëndetësinë, Instituti Kombëtar i Onkologjisë nis funksionimin në janar!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë një videomesazh nga vizitat në spitalet e Përmetit dhe Devollit, ku ka theksuar ecurinë e reformës spitalore dhe investimet e planifikuara në sistemin shëndetësor. Sipas ministres, dy struktura spitalore janë tashmë pjesë e reformës spitalore, e cila synon konsolidimin e një modeli më efikas menaxhimi, optimizimin e burimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. “Është një qasje e orientuar drejt rritjes së eficiencës, garantimit të vazhdimësisë së kujdesit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më pranë vendbanimit të qytetarëve”, u shpreh Spahiu. Ministrja bëri të ditur se Parlamenti ka miratuar në parim buxhetin për vitin 2027, ndërsa fondet për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale arrijnë në rreth 117.3 miliardë lekë. Ajo...
Burimi:
javanews.al