Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

Zyrtarizohet Pochettino, trajneri i 9-të i Manchester United në 13 vitet e fundit!

Ardhja e Mauricio Pochettinos si trajner i Manchester United është tashmë zyrtare: argjentinasi do të largohet nga roli i tij në kombëtaren e Shteteve të Bashkuara për të marrë drejtimin në “Old Trafford”, duke zëvendësuar Michael Carrickun, i cili është shkarkuar. United do të paguajë një klauzolë lirimi prej rreth 9 milionë eurosh për Federatën Amerikane të Futbollit. Pochettino bëhet trajneri i nëntë që merr drejtimin e “Djajve të Kuq” që nga largimi i Sir Alex Ferguson-it në vitin 2013, duke nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2029. “Klubi ka arritur një marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit për të siguruar shërbimet e Mauricio Pochettinos dhe stafit të tij teknik, pas përfundimit të angazhimeve të tij me kombëtaren e meshkujve të SHBA-së,” deklaroi...