Një verë e jashtëzakonshme e pret Barçën: një “pushtim” amerikan dhe 300 milionë euro

Një verë e jashtëzakonshme e pret Barçën: një “pushtim” amerikan dhe 300 milionë euro

Barcelona po përgatitet të hapë një kapitull të ri në aktivitetin e saj tregtar dhe sportiv, duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një turne përgatitor përpara sezonit të ri 2027. Kjo lëvizje përkon me një hap të madh financiar, që synon finalizimin e projektit për rizhvillimin e “Spotify Camp Nou” – një nga projektet më të mëdha të investimeve në historinë e klubit. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi katalanas po vepron në dy fronte, të dyja po aq të rëndësishme: kërkimi i tregjeve të reja për të forcuar markën dhe sigurimi i fondeve të nevojshme për përfundimin e stadiumit. Barcelona po i rikthen Shtetet e Bashkuara në hartën e turneve të saj verore, pas një mungese dyvjeçare...