Liga e Kombeve/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, luhet për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, luhet për kreun e grupit

Pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare është rikthyer sot në fushë, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të grupit C1 në Nations League, ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë do të luajnë të dielën, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në orën 18:00. Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Maran e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan në sfidën ndaj Finlandës zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, të fokusuar kryesisht te puna me topin dhe ushtrimi i situatave të ndryshme të lojës. Ndërkohë, futbollistët që e nisën ndeshjen e djeshme nga minuta e parë zhvilluan një program rikuperimi në palestër dhe fizioterapi. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet edhe nesër, me seancën e fundit stërvitore që do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së...