“Kemi një agresor dhe një viktimë”- Kallas: Europa të mos bjerë në kurthet e Rusisë në negociatat për Ukrainën!
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se vendet europiane nuk duhet të pranojnë rendin e negociatave të propozuar nga Rusia për përfundimin e luftës në Ukrainë, pasi sipas saj kjo do t’i jepte Moskës mundësinë të shmangte përgjegjësinë për mungesën e armëpushimit dhe të impononte kërkesat e saj në tryezën e bisedimeve. Në deklaratat e saj, Kallas theksoi se Bashkimi Europian duhet të qëndrojë i vendosur në parimin se fillimisht duhet të arrihet armëpushimi, më pas marrëveshja e paqes dhe vetëm pas kësaj të diskutohen çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe arkitekturën e re europiane. “Më e rëndësishmja është që t’i përmbahemi marrëveshjes sonë që së pari armëpushimi, pastaj marrëveshja e paqes dhe më pas çdo lloj...
Burimi:
javanews.al