Nga Gosnishti në botë: Historia e DRIN GIN dhe AOOS VODKA shqiptare që udhëtuan drejt Londrës
Nga një distileri në zemër të Përmetit, drejt një prej ngjarjeve më të rëndësishme të turizmit ndërkombëtar. DRIN GIN dhe AOOS VODKA sjellin një histori shqiptare ku origjina, tradita, teknologjia bashkëkohore dhe ambicia për cilësi premium bashkohen në dy produkte me identitet të veçantë. Në një kohë kur Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si destinacion turistik, historia e saj po prezantohet përtej peizazheve, gastronomisë dhe trashëgimisë kulturore. Një dimension i ri i kësaj historie është edhe zhvillimi i produkteve shqiptare premium, të cilat synojnë të përfaqësojnë vendin në tregjet ndërkombëtare. Në këtë rrugëtim bëjnë pjesë edhe DRIN GIN dhe AOOS VODKA, dy marka të krijuara nga Distileria Gosnisht, të cilat udhëtuan drejt Londrës në kuadër të World Travel Market London (WTM),...
Burimi:
kohajone.com