Kredi të buta për 7 mijë familje, miratohet në komision projektligji për strehimin social
Projektligji për strehimin social, i cili synon t’u vijë në ndihmë rreth 7 mijë familjeve për të siguruar një banesë përmes kredive me interesa të ulëta, është miratuar në Komisionin parlamentar për Burimet Natyrore. Nisma parashikon ndryshime në skemën aktuale të strehimit, ndërsa mazhoranca ka propozuar që në kategoritë përfituese të përfshihen edhe familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Gjatë diskutimeve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që mbështetja të shtrihet edhe te familjet e dëmtuara nga tërmeti, për të cilat procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar. Sipas tij, fondet e papërdorura nga bashkitë mund të shërbejnë për financimin e këtij procesi. Balla shprehu gjithashtu keqardhjen për mungesën e një pjese të deputetëve të opozitës në mbledhje, duke theksuar rëndësinë...
Burimi:
kohajone.com