“Pagat po rriten nga mungesa e stafit”- Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës!

“Pagat po rriten nga mungesa e stafit”- Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës!

Pagat në Shqipëri po rriten por pas kësaj nuk qëndron vetëm zgjerimi i aktivitetit ekonomik. Bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e punonjësve, duke u detyruar të ofrojnë paga më të larta për të tërhequr dhe mbajtur fuqinë punëtore. Një tendencë që konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë, i cili evidenton një treg pune të shtrënguar dhe mungesa të vazhdueshme të punonjësve. Ndërsa raportet te INSTAT tregojnë për një rritje të pagës mesatare mujore bruto. Sipas të dhënave të INSTAT në 92 mijë e 150 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2026 dhe një rritje të punësimit në sektorin privat jobujqësor me 2.3% dhe papunësia në zbritje në 8.3%, Banka e Shqipërisë evidenton se bizneset vijojnë të...