A ndikon zgjimi në orare të ndryshme në shëndetin mendor? Studimi zbulon lidhjen me depresionin dhe ankthin

A ndikon zgjimi në orare të ndryshme në shëndetin mendor? Studimi zbulon lidhjen me depresionin dhe ankthin

  Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh çdo ditë në orare të ndryshme mund të lidhet me më shumë simptoma të depresionit, ankthit dhe vetmisë. Këtë e sugjeron një studim i studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko dhe San Diego, i publikuar në revistën Scientific Reports. Në hulumtim u analizuan të dhënat e rreth 23 mijë të rriturve, të cilët përdorën unaza inteligjente Oura për të monitoruar gjumin. Studiuesit llogaritën rregullsinë e orarit të gjumit në një shkallë nga 0 deri në 100. Sa më i lartë rezultati, aq më i qëndrueshëm ishte ritmi i gjumit dhe zgjimit. Pjesëmarrësit me pak ose aspak simptoma të depresionit dhe ankthit kishin mesatarisht 84 pikë. Ndërsa ata me simptoma të rënda të depresionit kishin mesatarisht...