Hani i Hotit “porta kryesore” e hyrje- daljes së produkteve, kryeson eksportet në kufijtë tokësorë në Shqipëri
Han i Hotit regjistron vlerën më të lartë të eksporteve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë përmes pikave kryesore kufitare tokësore të Shqipërisë, ndërsa Kakavia kryeson në importe.Të dhënat tregojnë dallime të ndjeshme në vlerën e tregtisë dhe numrin e bizneseve që përdorin korridoret kufitare.Sipas studimit të Bankës Botërore, “Lidhja e bizneseve me tregjet: Të dhëna nga portet dhe pikat kufitare për qëndrueshmërinë e eksporteve në Shqipëri”, të publikuar në tetor 2026, kompanitë që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë realizuan përmes Hanit të Hotit një vlerë mesatare eksportesh prej 78.55 milionë dollarësh në vit gjatë periudhës 2017–2023.Kapshtica renditet e dyta, me 56.85 milionë dollarë, e ndjekur nga Kakavia me 51.94 milionë dollarë dhe Bllada me 4.18 milionë dollarë. Hani i Hotit regjistron gjithashtu numrin më...
Burimi:
sarandanews.com