EMRI – Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, arrestohet në Zogaj të Shkodrës malazezi 52- vjeçar…

EMRI – Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, arrestohet në Zogaj të Shkodrës malazezi 52- vjeçar…

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:-Aleksandar Sekulic, 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.Post navigation