Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Disa përfaqësuese afrikane rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të 75-të të konkursit Miss Universe, që do të mbahet më 24 nëntor në Porto Riko, për shkak të kufizimeve amerikane për vizat. Mes tyre është edhe Miss Universe Zimbabëe, Roseanna Hall, e cila ende nuk ka arritur të sigurojë vizën për të udhëtuar drejt territorit amerikan. Hall ka treguar se prej javësh po përpiqet të marrë miratimin për vizën, ndërsa koha po i mbaron, pasi konkurrentet kanë nisur të mbërrijnë në Porto Riko që prej 8 nëntorit për regjistrimin dhe aktivitetet paraprake. Ajo bëri të ditur se nuk është e vetmja në këtë situatë, pasi edhe përfaqësuesja e Sudanit të Jugut po përballet me pasiguri për pjesëmarrjen. Ndërkohë, Zambia ka vendosur të tërheqë nga gara përfaqësuesen...