Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur një hetim ndaj aktorit dhe autorit të librave për fëmijë, David Ualliams, pas raportimeve për akuza që lidhen me vepra të rënda seksuale të dyshuara. Lajmi vjen pasi ITV dhe gazeta “The Guardian” publikuan dëshmi të disa grave, të cilat pretendojnë se kanë qenë objekt i sjelljeve të papërshtatshme seksuale nga Ualliams. Policia bëri të ditur se hetimi aktual lidhet me pretendime të tjera, të ndara nga ato të publikuara në media, por hetuesit po shqyrtojnë edhe raportimet për të përcaktuar nëse ka prova për vepra penale. Në një deklaratë të publikuar të premten, policia tha se ka marrë disa denoncime për vepra të rënda seksuale të ndodhura vite më parë, ku përfshihet një burrë tashmë në të 50-at....