Tragjedi në Indi/ Përplaset autobusi me kamionin, të paktën 24 viktima, mes tyre shumë nxënës shkolle

Tragjedi në Indi/ Përplaset autobusi me kamionin, të paktën 24 viktima, mes tyre shumë nxënës shkolle

Të paktën 24 persona humbën jetën pasi një autobus i vogël u përplas me një kamion në shtetin Assam, në verilindje të Indisë, të premten, njoftuan zyrtarët. Ministri i shtetit, Atul Bora, u tha gazetarëve se të paktën 11 persona të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin, i cili ndodhi në një autostradë pranë Parkut Kombëtar Kaziranga. Shumë prej viktimave ishin nxënës shkolle, tha ai. Rreth 35 persona, përfshirë edhe shoferin, ndodheshin në autobus, raportuan gazeta e përditshme indiane Hindustan Times dhe media të tjera, duke iu referuar policisë. Hindustan Times citoi një të mbijetuar, i cili tha se autobusi ishte i mbipopulluar dhe se disa pasagjerë qëndronin në këmbë në korridorin e tij. Sipas raportimeve të mediave, zyrtarët dyshojnë se autobusi po udhëtonte me...