Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët
Fillesa e hetimit, që çoi në pranga 3 ish-zyrtarë vendorë në Fier, mes të cilëve drejtori aktual i Spitalit Memorial, Arben Voja, dhe një notere, ka qenë një kallëzim i bërë në policinë e Fierit më 29 shtator të këtij viti. Kallëzuesi pretendonte se pa dijeninë dhe pëlqimin e tij ishte bërë pronar i një sipërfaqeje prej 44 mijë e 100 metër katrorë pronë shtet në fshatin Povleçë të Fierit, që më pas ishte shitur tek palë të treta me qëllim ndërtimin e një parku voltaik. Hetimi i rastit nga Prokuroria e Fierit ngriti dyshime se prona shtet e pretenduar në kallëzim kishte kaluar në pronësi private përmes një zinxhiri dokumentesh të falsifikuara, mes tyre, certifikata e vërtetimit të pronësisë, kartela e pasurisë dhe dy...
Burimi:
javanews.al