Ancelotti i përgjigjet Real Madridit dhe Barcelonës: Rrini të qetë, përparësi është shëndeti i lojtarëve

Ancelotti i përgjigjet Real Madridit dhe Barcelonës: Rrini të qetë, përparësi është shëndeti i lojtarëve

13 Nëntor 2026 15:37 Alfred Lleshi Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, u është përgjigjur shqetësimeve të klubeve evropiane për grumbullimin e yjeve të tyre, mes të cilëve Vinicius dhe Raphinha, për miqësoret aziatike kundër Japonisë dhe Singaporit. “Përparësi është gjithmonë shëndeti i lojtarit. Nëse është 100% fizikisht, stërvitet dhe luan. Ne kontrollojmë minutat në fushë. Klubet mund të jenë të qeta, sepse duam që lojtarët të kthehen të gatshëm dhe pa dëmtime”, – deklaroi italiani. Ancelotti konfirmoi gjithashtu se periudha e provave në kombëtare përfundon me këtë grumbullim dhe se në vijim do të përcaktohet më qartë grupi për kompeticionet e ardhshme, përfshirë eliminatoret e Botërorit 2030 dhe Kupën e Amerikës 2028. “Ky është një moment tranzicioni, për të zbuluar lojtarë të rinj. Kemi futbollistë...