Gruda debuton në “tokën e armikut”, Klopi e fut titullar në Beograd kundër Serbisë
Brajan Gruda ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë. Talenti i Lajpcigut la në pritje kuqezinjtë për “pancerat”, të cilët më në fund e bënë pjesë të ekipit të parë. Gruda do të debutojë si titullar që në grumbullimin e parë me përfaqësuesen gjermane. E si për ironi të fatit, debutimi i tij do të vijë në “tokën e armikut”. Klopi e ka zgjedhur titullar në përballjen e sotme kundër Serbisë. Ndeshja e vlefshme për ligën A të Ligës së Kombeve do të zhvillohet sot në Beograd, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com