Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Pas suksesit 2-0 ndaj Finlandës, kuqezinjtë kanë zbritur sërish në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën vendimtare të së dielës, që mund t’i sigurojë Shqipërisë objektivin në Nations League. Shqipëria nuk ka humbur kohë pas fitores së rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje seancën e radhës stërvitore, duke nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e fundit të grupit ndaj Bjellorusisë, që do të luhet të dielën në Hungari. Në stërvitjen e zhvilluar sot, trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ndoqi një program të diferencuar. Futbollistët që luajtën ndaj Finlandës iu nënshtruan fizioterapisë dhe trajtimeve rikuperuese, me qëllim shkarkimin e ngarkesës fizike dhe rikthimin në gjendjen...