Numërimi mbrapsht ka filluar: City pret një vendim që mund ta përjashtojë nga Premier League

Numërimi mbrapsht ka filluar: City pret një vendim që mund ta përjashtojë nga Premier League

Një nga çështjet më serioze në historinë e futbollit anglez po i afrohet një momenti vendimtar, pasi është kristalizuar tashmë kalendari i betejës ligjore që Manchester City po zhvillon për t’u mbrojtur ndaj akuzave për shkeljen e rregulloreve financiare të Premier League. Manchester City është gati të nisë një fazë të re të betejës së tij ligjore, ndërsa bota e sportit është në pritje të një vendimi që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e kampionëve të Anglisë. Mes sanksioneve të mundshme përfshihet edhe përjashtimi nga Premier League. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, e cila i referohet të përditshmes britanike “Financial Times”, është përcaktuar tashmë data për apelimin e City-t dhe fillimin e mbrojtjes së klubit. Pritet që klubi të paraqitet para komisionit të pavarur në...