‘4.9 milionë euro për një shkollë me 5 klasa më pak’, Xhixho: Arsimi falas vetëm në letër
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar situatën në shkollën e re “Edith Durham”, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të parave publike dhe mungesë të kushteve bazë për nxënësit. Xhixho shkruan se për shkollën janë shpenzuar 4.9 milionë euro nga paratë e qytetarëve, ndërsa godina e re ka 5 klasa më pak dhe viti shkollor ka nisur me 35–37 nxënës për klasë. Ajo tha se mungojnë bankat, dërrasat, perdet dhe këndet e klasave, ndërsa për plotësimin e kushteve bazë janë detyruar të paguajnë vetë prindërit. “Arsimi është ‘falas’ vetëm në letër”, shkruan Xhixho, duke e paraqitur rastin si shembull të dështimit të politikave të qeverisë në arsim. Postimi i plotë: Shkollë e re ,por më pak klasa...
Burimi:
syri.net