Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në një shtet tjetër, arrestohen 5 persona në Maqedoninë e Veriut

Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në një shtet tjetër, arrestohen 5 persona në Maqedoninë e Veriut

Pesë persona janë arrestuar në një aksion të përbashkët antiterrorist të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, të zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kishin planifikuar të kryenin një akt terrorist në territorin e një shteti tjetër. Në hetim janë përfshirë gjithsej gjashtë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të moshës nga 29 deri në 73 vjeç, nga Shkupi dhe Kumanova. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur përkatësinë e tyre etnike, ndaj nuk ka të dhëna zyrtare nëse bëhet fjalë për shqiptarë apo maqedonas etnikë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, informacionet për aktivitetet e personave të dyshuar ishin siguruar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Pas hetimeve dhe veprimeve...