Fundoset brenda 48 orëve anija e dytë tregtare në brigjet e Bullgarisë, nis operacioni i shpëtimit për 19 anëtarët e ekuipazhit
Një anije cisternë gazi me flamur të Liberisë u fundos në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Personeli ushtarak dhe avionët bullgarë janë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit për ekuipazhin e 19 shtetasve filipinas të transportuesit të gazit GAS HUSKY, i cili u fundos rreth 50 milje detare, rreth 100 kilometra, larg bregdetit, tha ministria në një deklaratë. Raportohet gjithashtu se një helikopter Cougar është dërguar në vendin ku ishte gjetur një gomone shpëtimi me njerëz, teksa operacioni i shpëtimit është duke vazhduar. Anija cisternë ishte zhdukur nga radari pak pas mesnatës dhe, rreth orës 8:02 të mëngjesit sipas orës lokale, shama e emergjencës u aktivizua, duke lëshuar një sinjal për një anije të fundosur....
Burimi:
syri.net